Në vijim të turit elektoral kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është ndalur në Maliq në Korçës.

Kreu i Qeverisë kërkoi ndihmën e demokratëve dhe të socialistëve që me votën e tyre të flakin tepsinë e pushtetit në lumin e llumit të historisë, sepse kjo është mënyra e vetme si mund të bëhet shtet.

?Më ndihmoni që t?u përfaqësoj me gjithë fuqinë tuaj. Ta ndajmë njëherë e mire historinë e këtij vendi nga e shkuara e politikanëve që e kanë mendjen vetëm te tepsia e pushtetit. Nuk them të marrë PS më shumë vota që të marrë të gjithë tepsinë për vete, unë them që me votat e demokratëve dhe socialistëve ta marrim atë tepsi dhe ta flakim në lumin e llumit të historisë dhe ta bëjmë me dinjitet shtetin?, tha Rama.

Gjatë takimit me simpatizantë të Partisë Socialiste në Maliq, ndër të tjera Rama tha se vetëm 44 muaj më parë filloi lufta kundër plagëve çerekshekullore të varfërisë dhe korrupsionit.