Surprise Me!

Ora News – Fëmijët i mbajnë gjyshërit, mungojnë iniciativat për kampe verore

2017-07-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Në këndin e lodrave më afër shtëpisë dhe nën kujdesin e gjyshërve?-kjo duket se është alternativa e vetme e fëmijëve që nisën zyrtarisht pushimet me përfundimin viti shkollor.
Kjo në rastin më të mirë, ku është ndërtuar një hapësirë e tillë për komunitetin, dhe kur jetojnë me gjyshërit pasi në të kundërt do të mbylleshin në shtëpi.
Nuk ka asnjë iniciativë nga shkollat publike, bashkia apo nismë tjetër më e gjerë nga qeveria për organizimin e kampeve verore; ndaj mundësi argëtimi në kryeqytet mbeten këndet e lodrave, qendrat tregtare dhe pishinat në rast se prindërit nuk janë në punë.
Gjysh: Në të kaluarën i organizonim ndryshe. Është shumë vështirë për fëmijët. Pavarësisht këndeve të bëra në lagje është i mirë, por e pamundur, nuk është e kompletuar.
Fëmijë: Në kampe verore nuk shkoj, por vetëm ekskursione.
Kampet verore janë iniciativa private, organizohet nga shkollat jo publike ose Kishat.
Fëmijë: Unë shkoj në një kamp veror nga kisha. Pastaj shkoj në plazh.
Ka një tarifë rreth 10 mijë lekë për 7 ditë dhe një pjesë e fëmijëve kanë programuar që verën ta shfrytëzojnë në këtë mënyrë; por ka dhe prindër që këto pagesat e shohin të larta dhe në pamundësi për ti përballuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/femijet-i-mbajne-gjysherit-mungojne-iniciativat-per-kampe-verore/

Buy Now on CodeCanyon