Subscribe në Ora News këtu
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako e ka njohur shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR Peter Tejler me sulmet politike, që i janë bërë nga LSI në drejtim të tij dhe Policisë së Shtetit.
Në një njoftim për mediat, thuhet se Drejtori Çako ka thënë se "sulmet politike janë tërësisht të pabaza".
Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka njohur Tejler me masat e Policisë së Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor. Çako ka theksuar se janë trajnuar të gjithë punonjësit e Policisë që janë të ngarkuar me detyra gjatë procesit zgjedhor. Është prodhuar libri i xhepit "Kujtesë për punonjësit e Policisë" me mbështetjen e OSCE-së. Janë ngritur grupet e drejtimit në çdo qark.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-cako-e-njeh-me-masat-e-marra-shefin-e-misionit-te-osbeodihr/