Surprise Me!

Report TV - Basha në Kavajë: Premtimet e Ramës u vyshkën si palmat!

2017-07-10 0 Dailymotion

KAVAJE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhej sot në fushatën përmbyllëse në Kavajë ku bëri thirrje për të ndëshkuar me votë kryeministrin Edi Rama.<br /><br />Sipas Bashës, Rama punoi vetëm për pushtetin e tij dhe jo për mirëqënien e njerëzve të Kavajës. Kreu demokrat u shpreh se njerëzit duhet të ishin të bashkuar për të refuzuar ?krimin dhe oligarkët në pushtet?.<br /><br />?Rama kurrë nuk pati një plan për Kavajën, Shqipërinë, por vetëm për timonin, që do të thotë i gjithë pushteti në dorën e tij. Me taksat mbolli palma, që janë vyshkur si vetë premtimet e Ramës. Ai kishte prioritet tekat dhe qefet e veta. Vendimi që do merret është nëse do vazhdojmë edhe me 4 vite fasada, krim e arrogancë, apo sëbashku do rrisim ekonominë, do ulim taksat. Reforma në Drejtësi me institucione që i shërbejnë qytetarëve po vjen, askush nuk e ndal dot,? tha Basha.

Buy Now on CodeCanyon