Pak minuta pas krimit në Vlorë ku mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë 40-vjeçari Fatjon Sinani, ka ndodhur shpërthimi i një automjeti fare pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur zona ishte e rrethuar me forca të shumta policie. Automjeti i shpërthyer është tip "Ford Focus" AA987 KP, ndërsa nuk ka të lënduar.

Eksplozivi i ishte vendosur automjetit në pjesën e përparme.

Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me krimin që i mori jetën Sinanit në banesën e tij.