Surprise Me!

Basha: Burg për këdo që tenton të blejë votën e shqiptarëve

2017-07-10 1 Dailymotion

Pak ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha paralajmëroi nga Kukësi këdo që tenton të bëjë presion apo blejë votat e shqiptarëve në 25 Qershor. Një mesazh të drejtpërdrejtë i përcolli edhe kandidatit socialist në këtë zonë, Safet Gjici.

Banorëve të Kukësit, Hasit e Tropojës i kërkoi që të dielën të ndëshkojnë me votë Kryeministrin Rama për premtimet e pambajtura. Pas bilancit negativ qeverisës thotë se sheh dy ish - aleatët e vjetër.

Veten tha se e sheh t?i prijë një ndryshimi të ri, si ai i 27 viteve më parë, të kryesuar nga ish - lideri demokrat Berisha.

Votën e kuksianëve e kërkoi për planin e tij ekonomik, që thotë se garanton zhvillim e mirëqënie.

Për taksat e ulta, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave e pensioneve, si dhe më shumë investime në shëndetësi, arsim e bujqësi Basha diskutoi edhe me banorë e përfaqësues të biznesit në Rrëshen, Rrubik dhe Mamurras.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon