VLORË-Pronari i ?Ford Focus?, makina që shpërtheu me eksploziv mbrëmjen e djeshme në Vlorë është banori nga Vlora Elton Ismailaj, historia e familjes të të cilit mbart një kalvar vrasjesh pas ndër vite.

Sot ai është shoqëruar në Polici ku ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen si dhe foli ne nje interviste per Report Tv.

Ismailaj thotë se në familjen e tij kanë ndodhur një sërë vrasjesh, ndërsa ai vetë rezulton me precedentë penalë.

Ai është marrë në pyetje, por thotë se, nuk e ka idenë se kush mund të jetë autori që mund të ketë vendosur eksplozivin. Sipas tij, shperthimi i mbremshem mund dhe te kete lidhje me ngjarjet e meparshme ne familje.

Më tej, Ismailaj rrëfen se në momentin e shpërthimit ndodhet në shtëpinë e prindërve dhe makinën e kishte parkuar aty afër.

Ismailaj shton se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa u tronditën mobiljet.

Por, Ismailaj këmbëngul se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflik.

Ismailaj ua ka lënë në dorë Prokurorisë dhe Policisë zbardhjen e ngjarjes.