Libra mbyll Fushatën, Blushi: Votoni për fuqinë e shtresës së mesme<br /><br />Me një koncert në kryeqytet LIBRA mbylli fushatën e saj elektorale. Mes fjalimeve të shumë të rinjve ishte edhe ai i Ben Blushit, kreut të saj, i cili bëri thirrje për të votuar këtë forcë më 25 Qershor, duke patur si pikë të parë mbrojtjen e shtresës së mesme. Blushi premtoi se do të rikthejë fuqinë e kësaj shtrese dhe do të çojë në parlament njerëz të zakonshëm, mes të cilëve shumë të rinj. <br />Blushi: Ka gjithmonë një kurë për varfërinë, ka gjithmonë një ilacc për varfërinë dhe ky ilacc është LIBRA. Do mbështesim shtresën e mesme të Shqipërisë. <br />Partia e Ben Blushit premton dyfishim të buxhetit për arsimin, rritjen e minimumit jetik, uljen e taksave për shtresën e mesme, mbylljen e kazinove në qytete dhe votimin e një ligji të ri për pronat i cili do të anullojë efektet e ligjit 7501.
