Besimtarët myslimanë kremtojnë nesër Ditën e Fiter Bajramit ose ndryshe Bajramin e Madh, pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit.<br /><br />Skënder Bruçaj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u ka shpërndarë një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve.<br /><br />Bruçaj ndalet te kuptimi i kësaj dite për të cilën thotë se është dita kur mëritë, hatërmbetjet, dhe smira marrin fund.