Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka paralajmëruar masa të ashpra ligjore ndaj subjekteve politike që thyejnë heshtjen zgjedhore dhe cenojnë procesin e votimit. <br /><br />Zguri tha se ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, ndërsa theksoi se do ndëshkohet çdo sjellje që dëmton procesin e votimit. <br /><br />Ai apeloi që qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.
