Sekretari i Qendrës së Votimit në fshatin Kolanec, në Korçë, Meti Koçiu, ka denoncuar se është kërcënuar verbalisht përmes telefonit nga ish-zv/kryeministri dhe njëherazi kryesuesi i listës së PS në këtë qark, Niko Peleshi.<br /> <br />?Mbrëmë më ka telefonuar Niko Peleshi dhe më ka kërcënuar mua dhe familjen time. Më tha do ta shikosh çfarë do të heqësh t'i dhe familja jote?, tha Koçiu i cili e bëri denoncimin nga zyra elektorale e PD-së.
