Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtyrja e afatit zyrtar të votimit deri në 20:00 nuk u respektua në disa qendra votimi në Dibër, Fier, Elbasan dhe Patos, ku procesi u mbyll më herët. Në këtë situatë, KQZ u detyrua të paralajmërojë komisionerët për përgjegjësi ligjore. Ndërsa nënkryetari i KQZ, Denar Biba në lidhje direkte me Ora News mbrojti vendimin.
Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shtyrjen deri në orën 20:00 të procesit të votimit krijoi paqartësi në disa qarqe.
Në Dibër, një pjesë e qendrave të votimit nisi grumbullimin e materialeve zgjedhore pranë KZAZ ku në orët në vijim do të nisë procesi i numërimit të votave. Situatë kaotike u raportua edhe në Berat, KZAZ 59 në Patos dhe 59 në Fier, ku kutitë e para të votimit mbërritën pranë KZAZ para përfundimit të orarit zyrar.
Ndërkohë në Elbasan, KZAZ 47 nuk pranoi administrimin e kutive të votimit para përfundimit zyrtar të orarit të votimit.
Raportime për qendra votimi të mbyllura para orarit zyrtar pati pranë qendrës së Votimit në Shkollën Vasil Shanto në Tiranë dhe në Bashki të tjera nga ku gazetarët e Ora News të shpërndarë në terren thanë se nuk pati persona në radhë
Në këtë situatë, KQZ u detyrua tu kujtojë komisionerëve përgjegjësinë ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pjesemarrja-e-ulet-pritet-shtyrja-e-procesit-te-votimit/