?Misioni i OSBE/ODIHR ka dhënë konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve parlamentare të ditës së djeshme, duke publikuar të dhënat paraprake nga vëzhgimi i zgjedhjeve.

Kreu i delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Roberto Batelli, tha se vëzhguesit kanë ndjekur procesin e votimit dje nga afër në të gjitha qendrat e votimit.

Ai theksoi se fushata e zgjedhjeve dhe votimi u karakterizuan nga një klimë tensioni të mbushura me akuza për shitblerje të votave dhe intimidim të votuesve.

Nga ana tjetër vëzhguesit e OSBE/ODIHR vlerësuan rolin e KQZ-së në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ngritën shqetësimin e vonesave lidhur me numërimin e votave.

"Akuzat për blerje votash dhe presionet ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në proces. Gjatë një dite zgjedhjesh në një numër të theksuar qendrash nuk u respektuan plotësisht procedurat, pati vonesa në shumë vende, parregullsi kyce u vëzhguan.