Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 19: 40 Procesi i numërimit në KZAZ-në 42 në Kavajë është rihapur, por komisionerët kërkojnë që të mos jenë të pranishëm vëzhguesit politikë.

Në KZAZ nr 42 në Kavajë ne oren 18:00 u ndërpre procesi i numërimit Shkak ishte një konflikt i cili dyshohet se ka ndodhur mes vëzhguesve të partive, dyshohet mes atyre të PS-së dhe LSI-së

Ora News e përcjell live

Gazetarja e Ora News Edjona Dervishi ishte në vendngjarje dhe transmetoi direkt çfarë po ndodhte.

Ora 19: 00 Policia jep sqarime per incidentin

Më datë 26.06.2017, rreth orës 18:00, në ambientet e jashtme të V.N.V., nr 42, ka patur një konflikt midis vëzhguesve. Forcat e Poilcis kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës Si pasojë e këtij konflikti nuk raportohen të dëmtuar në njerëz

Gazetarja e Ora News nga Kavaja thotë se shkak i përplasjes midis tyre ka qenë një fletë votimi, e cila i përkiste LSI-së por është cilësuar e pavlefshme. Kjo ka shkaktuar debat midis vëzhguesve të dy forcave politike, PS dhe LSI.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherr-ne-kzaz-nr-42-ne-kavaje-ka-perplasje/