Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri në një prononcim nga selia rozë është shprehur i bindur se socialistët do të marrin edhe mandatin e 18 në kryeqytet.

?Janë duke u numëruar votat, procesi nuk ka mbaruar, është peshë e madhe që qytetarët na kanë ngarkuar.

Nuk dua të shti fall, por jam i bindur që aty po shkojmë, drejt mandatit të 18?.

Tahiri i ktheu një përgjigje edhe Ilir Metës pas shkëmbimit të akuzave të forta në ditët e fundit.

?Besimi i qytetarëve është përgjegjësi për të rikuperuar kohën e humbur në 20 e kusur vite, për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Për një shtet që nuk punon për partitë. Ky rezultat tregon që njerëzit na kanë dhënë atë që duhet për ta çuar Shqipërinë përpara pa tepsi.