TIRANE-Një bizesmeni i është bërë atentat paraditen e sotme pranë stadiumit 'Selman Stërmasi" në Tiranë.

Viktima është shtetasi Tefik Hyka, 48 vjeç, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë. Biznesmeni është qelluar me një plumb në kokë.

Autorët kanë qenë më shumë se një, pasi ndaj viktimës është qëlluar me pistoletë me silenciator dhe një kallashnikov.

Pasi kanë kryer krimin, autorët janë larguar me një motorr në rrugicat e lagjes. Një prej tyre ka rënë në prangat e policisë.

Shqiptarja.com e Report Tv sigurojnë videon nga vendgjarja, vetëm pak minuta pasi ndodhi ekzekutimi, ndersa nderton dinamiken e ngjarjes dhe historine e krimit qe fshihet pas emrit te biznesmenit.

Dinamika e ngjarjes
Rreth orës 10:40 minuta në në Polici është marrë një telefonatë ku lajmërohej të shtëna me armë pranë stadiumit ?Selman Stërmasi?.
Policia pasi mbërriti në vendngjarje identifikon te plagosurin si Tefik Hyka.