TIRANË-Biznesmeni Tefik Hyka, i cili u qëllua me plumba në kokë paraditen e sotme pranë stadiumit ?Selman Stërmasi" pak para ngjarjes ka qenë duke pirë kafe në një lokal aty afër.

Fillimisht policia e raportoi te vdekur ne vend, por me pas u njoftua se Tefik Hyka është në gjendje të rëndë në spital. Në momentet që mbërriti në spital ishte i vetëdijshëm, më pas pësoi hemoragji duke rënduar situatën shëndetesore.

Autorët kanë qenë më shumë se një, ndërsa ndaj viktimës është qëlluar me pistoletë me silenciator.

Pasi kanë kryer krimin, autorët janë larguar me një motor në rrugicat e lagjes. Një prej tyre ka rënë në prangat e policisë.