http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Eduard Selami është kandidati i pare përballe Lulzim Bashes per postin e kryetarit te Partisë Demokratike. Nga foltorja e PD, ai ka shfaqur ambicien per te drejtuar partine me te madhe te opozitës, duke premtuar ta ktheje atë forcën e pare ne vend.Selami preferoi te shmange kritikat rreth Bashes, edhe pse sipas tij, gara do te ishte me drejte nëse Basha do te jepte dorëheqjen.Eduard Selami ka qene kryetar i Partisë Demokratike nga viti 1992-1995, pas nje përplasje me Berishën ai u largua drejt Shteteve te Bashkuara ku qëndroi deri ne vitin 2013. Ishte Berisha ai qe e ftoi per te qene pjese e listës se kandidateve per deputet te Partisë Demokratike. Selami garoi per te qene numri dy i PD, por e humbi garën përballe Arben Ristanit. Gjate këtyre 4 viteve, Selami nuk ka qene shume aktiv, megjithatë ai është dalluar me qëndrimet e tij kundër Bashes per çështjen e reformës ne drejtësi dhe bojkotin e zgjedhjeve. Pasi Basha e përjashtoi nga lista e kandidateve per deputet, Selami ishte i vetmi qe zgjodhi te përshëndeste Bashen e t?i uronte fitoren Partisë Demokratike.
