Teksa e shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, nga foltorja e Selisë Blu, Eduard Selami tha se për një garë të barabartë, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga kryesimi i partisë, pas humbjes në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Edhe pse u përpoq t?i ndante përgjegjësitë për humbjen, pjesën më të madhe ia faturoi Lulzim Bashës, duke thënë se përballë tij dhe Edi Ramës, shqiptarët zgjodhën të keqen më të vogël.

Eduard Selami është deri tani i vetmi kandidat zyrtar përballë Lulzim Bashës në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Dy nënkryetarët e kësaj force politike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, që kanë marrë kompentencat pasi Lulzim Basha ngriu funksionet e tij, vendosën që zgjedhjet të zhvillohen më 22 Korrik dhe që 2 Korriku të jetë afati i fundit i dorëzimit të kërkesave për ata që duan të jenë pjesë e garës.

Tv Klan