Fqinjët e familjes Nika në Xhafzotaj në Durrës, rrëfejnë se Ali dhe Jenije Nika ishin njerëz të urtë dhe familje korrekte, të cilët kishin ardhur në Xhafzotaj nga Dibra në vitin 1995.

Për autorin e krimit, djalin e viktimave, një nga fqinjet thotë se ai ka rënë në sy për sjellje të çuditshme teksa ishte i hutuar dhe nuk fliste me njeri. Ajo thotë gjithashtu se familja Nika, të cilës ajo i ka shitur tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë, ka ardhur nga Dibra në vitin 1995.

"Ishin njerëz të urtë. Nuk e kam parë në gjendje të mirë djalin kohët e fundit, ecte në gjendje të hutuar dhe në rrugë, nuk fliste. Shkonte e vinte jashtë shtetit, pasi punonte andej.

Familja Nika është me origjinë nga Peshkopia, kanë ardhur në vitin 1995 në Xhafzotaj. Unë iu kam shitur truallin ku kanë ndërtuar banesën", rrëfen një nga fqinjet e çiftit Nika në Xhafzotaj.