Vetëm pak orë pasi kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi që uji të përdoret në mënyrë të kujdesshme pasi do të ndërmerren ndëshkime, duket se masa të tilla kanë nisur menjëherë.

Bashkia e Tiranës bën me dije se janë ndërprerë 226 lidhje të paligjshme dhe janë vendosur 36 gjoba mes tyre 26 gjoba për familjarë dhe 12 për biznese të ndryshme.

Masa të tilla thuhet në njoftimin për median janë bërë në bazë të menaxhimit të situatës së emergjencës në kryeqytet

?Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime, vijuan edhe sot aksionin për monitorimin e situatës në terren, duke ndërhyrë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kryesisht në periferi të kryeqytetit, dhe duke ndaluar çdo abuzim me ujin e pijshëm.22 grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, të shpërndara prej ditës së djeshme në gjithë territorin e Tiranës, përfshi zonat rurale, ashtu edhe atë urbane? thuhet në njoftimin për mediat.