Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende as një gjurmë nga autori i vrasjes së mjekut 40 vjeçar në Shkodër, Ilir Aliaj.
Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër janë tërhequr nga rrethimi i banesës së 26 vjeçarit Dritan Ymeraj rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm pas 5 orësh qëndrim, pasi ka rezultuar se nuk ishte në banesë.
Ymeraj jetonte i vetëm në banesën ngjitur me atë të viktimës. 26-vjeçari ishte parë ti drejtohej banesës menjëherë sapo kishte qëlluar dy herë me pistoletë mjekun Aliaj në sy të djalit të tij 16 vjeçar.
Kjo ka bërë që edhe policia të dyshojë se ai ishte mbyllur brenda. Por ka rezultuar që ai fill pas vrasjes është larguar me mjetin e tij në drejtim të paditur.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/as-nje-gjurme-nga-vrasesi-i-mjekut-dyshohet-te-jete-futur-ne-mal-te-zi/