Surprise Me!

Promovohen tre librat e Agim Nezës

2017-07-10 2 Dailymotion

?Diplomacia Publike?, ?Dashuri dhe Trishtim? në një vend komunist si dhe ?Marrëdhënie publike strategjitë dhe taktikat?, janë tre librat e Agim Nezës që u promovuan rreth një vit e gjysmë pas ndarjes së tij nga jeta.

Miq, koleg, të afërm, politikanë, artistë dhe personalitete nga fusha e artit dhe medias vlerësuan ish-studiuesin e komunikimit Agim Nezaj. Për akademikun Artan Fuga, ajo që e karakterizonte ish-kolegun e tij ishte kujdesi për të mos bërë hapa te nxituar.

Për të ashtuquajturin, themelues i marrëdhënieve me publikun në Shqipëri,aftësia e tij për të çtensionuar situatat e vështira bëhej më domethënës në punën dhe marrëdhëniet institucionale të shtetit shqiptar, ku shërbeu më shumë se 25 vite.

Për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, njohja e studiuesit Agim Neza ne tre dimensione, i bën edhe më të vështira fjalët për të.

Edhe pse dhimbja mbyt fjalët, për familjarët, librat që Aagim Neza la pas janë prezenca e tij në hapësirën publike dhe private.

/Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon