IRANE- Banorët e zonës së ish-Parkut të Autobusëve, por jo vetëm, pasi atyre u janë bashkuar edhe aktivistë nga Shoqëria Civile në mbështetje kanë protestuar edhe mbrëmjen e kësaj të shtune kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve.

E ndërsa mbrëmë banorët shembën rrethimin e parkut, mbrëmjen e sotme kanë bllokuar rrugën te ?21 Dhjetori?.

Pas thirrjeve kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve, protesta është përshkallëzuar, pasi policia tentoi t?i largojë nga rruga.

Protesta, shoqërohen disa aktivistë
Report Tv sjell pamjet e momentin kur forcat e rendit shoqërojnë disa aktivistë të shoqërisë civile mes tyre dhe pedagogun Arlind Qorri.

Aktivistët kanë kundërshtuar forcat e policisë, teksa tensioni ka vijuar për minuta të tëra, duke sjellë edhe kaos në trafik.

Banorët e kësaj zonë kundërshtojnë me forcë ndërtimin e pallatit te lulishtja, pasi shprehen se ajo është hapësira e vetme në atë zonë.

Ata shprehen se protestat e tyre do të jenë të përditshme.