VLORE- Pas lokalit, një biznesmeni i shpërthejnë tritol edhe në banesë.

Policia e Vlorës bën me dije se, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona të paidentifikuar i kanë vendosur lëndë eksplozive banesës shtetasit R.M., 57 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Lirimi?, ku raportohet se sasia e eksplozivit i është vendosur derës së banesës të 57-vjeçarit.

Fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë bëhet e ditur se objektit i është vendosur eksplozivë edhe para disa ditësh, ku janë regjistruar dëme të vogla material.

Blutë e Vlorës janë duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.