http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna e bashkisë se Tiranës ne dy vitet e ardhshme do të fokusohet në përfundimin e plotë të rehabilitimit të çdo blloku pallatesh. Rrugicat, në lagje rrjeti i kanalizimeve, ndriçimi si dhe këndet e lojërave do te jene pjese e investimeve te bashkisë. Këtë premtim ka bere Erjon Veliaj teksa inspektoi punimet në një bllok pallatesh në zonën e ish-Kinostudios.

Nga ky investim do të përfitojnë rreth 300 familje që janë banorë të zonës. Ndërkaq falenderoi edhe qytetaret e zonës të ciët kanë bashkëpunuar me bashkinë për të liruar hapësira të zëna në mënyrë të panevojshme me qëllim kryerjen e plotë të investimeve.