Një padi e bërë nga Gjergj Bojaxhi ndaj kompanisë që ka fituar koncesionin e parkingjeve publike në Vlorë, ka zbuluar një lidhje të fshehtë të tij dhe këtij koncesioni.

Kreu i Partisë ?Sfida? i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për t?i kërkuar administratorit të kompanise ?TIS Park? që t?i kthejë një borxh prej 225 mijë dollarësh.

Nuk është e qartë se si është dhënë borxhi biznesmenit Bashkim Shalla, në formën e investimit në koncesionin e parkingjeve, apo në formën e huasë.

Por në padi, Bojaxhi kërkon që Shalla t?i kthejë jo vetëm shumën, por edhe interesat për kohën që ka mbajtur paratë.

Ai ka paraqitur në Gjykatë një kontratë noteriale, në të cilën thuhet se borxhi i duhej kthyer brenda 3 muajsh.

Në kontratë thuhet se ky borxh i është dhënë kompanisë në kohën kur ajo u krijua dhe mori pjesë në garën për koncesionin.

Por nuk dihet nëse ky borxh ka të bëjë me ndonjë lidhje të fshehtë të Bojaxhi me këtë koncesion.

Për llogari të Bojaxhi, mbi asetet e kompanisë TIS Park Gjykata e Tiranës ka vendosur një sekuestro preventive, në shumën e 285 mijë dollarëve, çka i shton dyshimet se borxhi nuk ka qenë individual mes Bojaxhi dhe biznesmenit Shalla, por në të është përfshirë edhe kompania koncesionare.
Borxhi prej 225 mijë dollarësh i është dhënë Bashkim Shallës më 22 prill 2016.

TV KLAN