SHENGJIN-Një grua është lënduar, pasi është qëlluar me sende të forta në kokë dhe në trup pas një sherri me disa tregtar të tjerë ambulantë në plazh.<br /> <br />Pas sherrit kanë ndërhyrë pushuesit, ndërsa e lënduara është dërguar për në spital për ndihmë mjekësore.<br /> <br />Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasditen e sotme.