Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se i ka kërkuar zyrtarisht Lulzim Bashës që të shtyhen zgjedhjet për kreun e ri të së djathtës për në shtator, por kryetari i ?ngrirë? nuk ka pranuar.

Selami u shpreh se Basha i kishte thënë se nuk ka kompetencë për të vendosur datën e zgjedhjeve dhe nuk mund ta ndryshonte.

?U takova me Bashën dhe biseda ka për qëllim për të bërë një garë sa më të pastër që të dalim sa më të fortë. Ne u takuam me simpatizantët atje dhe i bëra një vërejtje shoqërore ?që e ka nisur pak me vonesë fushatën?.

Kjo është një garë brenda familjes, një garë vizioni. Ka kohë që unë kam mbajtur një qëndrim ndaj Bashës. Duhet një lidership i ri dhe fatkeqësisht Basha nuk e ka, unë mund ta bëj këtë gjë.

I sugjerova që data 22 nuk na jep kohë për fushatë dhe unë propozoj javën e parë të shtatorit, ai më tha që nuk është kompetencë e tij. Një shtyrje do të jepte më shumë mundësi? tha ai.

Gjithashtu, Selami zbuloi se gjatë takimit i ka kërkuar Bashës që të jepte dorëheqjen për një garë të barabartë.