Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Higjena dhe kushtet bazë të infrastrukturës janë dy arsye të mira që e lënë Plazhin e Vjetër në Vlorë jashtë listës së plazheve të frekuentuara.
Pirgjet e dheut, ujrat e zeza dhe pellgjet me ujë të ndenjur krijojnë një pamje jo fort ?turistike? për të mos folur për rërën e pa pluguar dhe pushuesit e paktë, thuajse të rastësishëm.
Plazhi mund të jetë një zgjidhje e mirë për shkak të vijës së gjerë ranore dhe afërsisë me qytetin por aktualisht aty mungon gjithçka.
Prej vitesh Plazhi i Vjetër mbetet jashtë vëmendjes së autoriteteteve vendore të Vlorës, edhe pse bëhet fjalë për plazhin më të madh publik ne qytet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/braktiset-plazhi-i-vjeter-shkak-kushtet-skandaloze/