Pas publikimit në Report tv për tharjen e lagunës së Nartës ka ardhur edhe reagimi i Agjensisë së Administrimit të Zonave të Mbrotjura.<br /><br />Në një intervistë dhënë për Report tv Lorela Lazaj drejtoresha e këtij institucioni u shpreh se tharja e kënetës ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.<br />Ajo thotë se tharja e kënetës nuk ka sjellë asnjë dëm në gjallesat ujore.