Përgjatë orëve të pasdites në të gjithë vendin ka pasur 3 vatra zjarri në pyjet e qarkut Fier dhe Elbasanit. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht vështirësive të terrenit.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se vatrat e zjarrit janë lokalizuar në kryesisht në Qarkun Fier, Elbasan dhe për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e forcave shtesë të zjarrfikësve të cilat kanë ardhur në ndihmë nga qytete të tjera.

Qarku Fier

Në fshatin Lekaj, Njësia Administrative Hys Gjokaj, Lushnje ka rënë zjarr në një masiv me pisha. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi.