Një magazinë e riciklimit të mbetjeve plastike spitalore është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga policia mësohet se rreth orës 05 e 20 minuta është raportuar për një zjarr në zonën e Arbanës.

Menjëherë është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve, të cilat kanë ndërhyrë.

Zjarri që u zhvillua me shpejtësi në katin e parë të magazinës, për shkak të plastikës në sasi të mëdha të depozituara brenda, është neutralizuar pas katër orësh.

Tvklan.al sjell pamjet nga vendngjarja, kur flakët ishin në intensitet të lartë, si dhe të momentit të ndërhyrjes së zjarrfikëseve.

Tymi ka shkaktuar një ndotje të madhe në zonë.

Rreth orës 09 e 20 minuta, zjarri është vënë nën kontroll.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një defekt në njërën prej makinerive të lëna ndezur./tvklan.al