Pesë koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve janë shpallur në muajin qershor dhe pritet të jepen gjatë muajit korrik.

Ministria përgjegjëse, ajo e Energjetikës, nuk i ka zbardhur procedurat në faqen e ATRAKO, që është Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Pasaportën e këtyre pesë hidrocentraleve që jepen me koncesion janë bërë publike në faqen Open Data Albania.

Hidrocentralet pritet të ndërtohen në pesë kaskada dhe lugina të ndryshme të vendit.

Kështu, Hidrocentali në Thanë, me afat 35 vite pritet të tenderohet duke hapur ofertat në datën 17 korrik.

Procedura për prokurim është shpallur në datën 15 qershor me firmë të sekretari të përgjithshëm të ministrisë së energjetikës zotit Koli Bele.