Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Temperaturat e larta të ditëve të fundit por edhe tre vatra zjarri të rëna në qarkun e Fierit brenda një jave kanë bërë që prefekti Vasil Bregu të mbledh me urgjencë Shtabin e Emergjencave Civile.
Bregu ka kërkuar rritjen e vigjilencës në monitorimin e depove dhe tubacioneve të naftës dhe të gazit, stacioneve e nënstacioneve elektrikë, depove të ujit, ujësjellësave, kullotave dhe bregdetit.
Vasil Bregu: ?Disa masa që duhen forcuar janë sigurimi teknik, instruktimi dhe sensibilizimi për paisjet, linjat, përdormin dhe kushtet e matjes së lëndëve kimike me efekt plasës dhe helmues që përdoren nga industritë teknologjike dhe industriale që ushtrohen në mjediset publike. Sigurimi sipas parametrave teknikë i furnizmit dhe përdorimit të energjisë elektrike dhe i gazit të lëngshëm.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moti-i-nxehte-prefekti-i-fierit-mbledh-shtabin-e-emergjencave-civile/