Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit kanë ardhur edhe largimet e para në administratën e ndryshuar pas marrëveshjes Rama-Basha. Kështu nga detyra janë larguar dy këshilltarët për polici të Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj si dhe Sekretari i Ministres së Financave, Helga Vukaj. Po ashtu drejtori i ALUZIN-it Ibrahim Morina ka paraqitur dorëheqjen dhe në këtë detyrë është rikthyer Artan Lame.
Dy këshilltarët e Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.
Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari mësohet se kanë paraqitur kërkesën pak ditë më parë, teksa këtë të martë është firmosur prej Ministrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/largimi-i-teknikeve-dorehiqen-keshilltaret-e-ministrit-demiraj-dhe-vukaj/