Surprise Me!

“Lazarati 2”, tërhiqen nga dëshmia bashkëpunëtorët e Prokurorisë

2017-07-10 2 Dailymotion

Ka marrë një kthesë tjetër procesi gjyqësor në ngarkim të 11 lazartasve, të cilët akuzohen për vrasje e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, dy vite më parë.

Dy dëshmitarët e mbrojtur në këtë dosje janë tërhequr nga deklarimet e tyre të dhëna gjatë hetimit paraprak. Elson Kazma dhe Klodian Selimaj mësohet të jenë shprehur se deponimet i kanë dhënë nën presion.

Avokati Ilir Murati, kërkesat e të cilit u bënë shkak për ta rikthyer gjykimin nga fillimi, sqaron se klienti i tij është ngatërruar me një tjetër person.

Në seancën e ardhshme gjyqësore janë thirrur për të dëshmuar 7 efektivë policie, të cilët kanë qenë ditën e vrasjes se Ibrahim Hoxhës me shërbim në Lazarat. Ndër ta janë dhe dy të plagosurit Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon