Sot filloi zyrtarisht fushata për kryetarin e PD, ku përballen Lulzim Basha që ka ngrirë funksionet drejtuese në krye të PD, me Eduard Selamin, themelues dhe ish-kryetar i Partisë Demokratike.<br /><br />Demokratët do t'ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri më 22 korrik. Një pikë e fortë diskutimi në këtë proces votimi janë anëtarët që do të votojnë.
