MALIQ-Policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 36 vjeçarin me inicialet P.Sh. pasi kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si edhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.<br /> <br />Ndalimi u pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se burri ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.<br /> <br />Gjithashtu, gruaja ka denoncuar se burri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.