Sot paradite në kryeqytet aktorët e Cirkut të Tiranës janë përplasur me përfaqësues të përmbarimit të cilët tentojnë të çmontojnë cadrën gjigante.

Përmbarimi po tenton të çmontojë cadrën e cirkut për të ekzekutuar një vendim gjykate që i ka dhënë të drejtë një pale tjetër, por nuk mendojnë kështu aktorët.

Ata janë ngujuar në ambientet e cirkut që ndodhet pas Muzeut Kombëtar duke mos lejuar përmbarimin të ngrenë cadrën ku ata kanë performuar prej vitesh.

Sipas aktorëve përmbarimi nuk ka një leje të posaçme nga Ministria e Kulturës.

Në një lidhje direkte me report TV ku u transmetuan edhe momentet e përplasjes përmbaruesit kërkojnë që aktorët të lënë cadrën, ndërsa aktorët dhe artistët janë të vendosur për të mos u larguar.

"Në kërkojmë një godinë tjetër dhe ne nuk do të lejojmë që cadra të shkatërrohet në këtë mënyrë" shprehen aktorët.Ata kërkojnë mbrojtje nga shteti dhe nga Ministria e Kulturës.

Ndërsa përmbaruesit shprehen se kanë një vendim dhe duhet ta ekzekutojnë.

Në cadrën e cirkut ka patur edhe prezencë të policisë.