Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti turistik i Beratit ofron një jetë të vakët kulturore këto ditë vere pasi nuk ka asnjë nga dy kinematë e mëparshme, edhe pse njerëzve nuk u mungon dëshira për ta frekuentur atë.
Të mos ishte për turistët që mbërrijnë në qytetin muze, Berati do të ishte krejt pa gjallëri në stinën e verës. Jeta kulturore që ofrojnë institucionet ndalon ndërsa mungon kinemaja, një vend ku të rinjtë mund të kalojnë kohë cilësore.
Filmin e njohin vetëm nëpërmjet televizionit dhe internetit, por kinemaja dhe magjia e saj mbeten në dëshirat e tyre. Në mungesë të saj, ata zgjedhin kafenetë e panumërta ose bilardot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berati-pa-kinema-te-rinjte-dynden-ne-kafene-e-bilardo/