Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballimi i nevojave të popullsisë për ujë të pijshëm në kushtet e thatësirës dhe temperaturave të larta të verës ka nxjerrë në terren task forcën e Ujësjellësit edhe në Durrës.
Task forca kreu kontrolle për lidhje të paligjshme dhe abuzime me ujin e pijshëm në aksin nga Ura e Gjoles në Fushë Krujë deri në Shijak ku janë vëzhguar me imtësi 65 subjekte private dhe familjare. Në periudha thatësire, lavazhet janë ndaluar që të përdorin ujin e pijshëm për larjen e automjeteve.
Përgjegjësi i repartit të Shijakut, Ivo Doci tha se 5 lavazheve në rrugën nacionale pranë Fushë Prezës iu është ndërprerë furnizimime ujë, ndërsa 3 të tjerë u konstatua se përdornin ujë pusi.
Ivo Doci: ?Nuk do të ketë tolerancë për sublektet private dhe lavazhet sepse shpërdorojnë ujin në maksimum. Duke marrë shkak nga kushtet atmosferike, nga thatësirat gjatë këtij sezoni veror i bëj thirrje të gjithë familjarëve të kursejnë ujin në mënyrë që të gjithë njerëzit të furnizohen në mënyrë të barabartë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/task-forca-kontroll-ne-durres-per-lidhje-te-paligjshme-te-ujit/