Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në fshatin Mukje të Krujës.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha, shkurre e bimë të ndryshme dhe si pasojë e thatësirës dhe erës që fry është përhapur me shpejtësi duke përfshirë kështu sipërfaqe të mëdha të kodrave.

Duhet theksuar se shërbimi zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shkak të terrenit tepër të thyer e të vështirë.

Era që fryn favorizon ndjeshëm përhapjen e flakëve dhe nëse nuk do të ndërhyhet, zjarri rrezikon t?u afrohet banesave.