t Tv: Ikën pushuesit

Të tjera rreth shkrimit
Banorët për Report Tv: Ikën pushuesit
OSHEE premtoi se do riparonte sot defektin
i cili ka lënë pa drita prej 15 ditësh Thethin
Pavarësisht se OSHEE premtoi se do riparonte sot defektin në turbinën e HEC-it të Ndërlysës, i cili ka lënë pa drita prej 15 ditësh Thethin, banorët e fshatit turistik thotë se edhe këtë mbrëmje po e kalojnë në errësirë.

Ndoc Gjecaj, banor i Thethit, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se OSHEE nuk i ka dhënë zgjidhje situatës.

Ai shton se për shkak të mungesës së energjisë elektrike, janë larguar pushuesit dhe dënimi ekonomik që iu është shkaktuar prej kësaj situate, llogaritet i konsiderueshëm.

"Shpresojmë që OSHEE ta mbajë premtimin e bërë që do të vijnë dritat. Deri tani s'kanë ardhur. Dritat vijnë, por vijnë tre orë dhe ikin tre orë të tjera.

Të dielën që kaloi kam biseduar me drejtorin e OSHEE të Shkodres dhe më ka thënë për dy ditë do ta rregullojmë dhe nuk e ka rregulluar.