Nisen drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet, por pushuesit nga Kosova përballen më radhë të gjata në pikën kufitare të Morinit.<br /> <br />Policia kufitare në Kukës bën te ditur se fluksi ka nisur në orën 3 të mëngjesit të kësaj të shtune dhe situata pritet të bëhet më kritike në mesditë.<br /><br />Vetem në katër orët e para të mëngjesit të së shtunës në doganën e Morinit kaluan rreth 10 mijë qytetarë kosovarë.