Biznesmeni vlonjat, Adriano Jaho pronar i një hoteli në Vlorë, si dhe ndihmës i tij Ariseld Maze, janë zhdukur prej 5 ditësh në Durrës.

Të dy ata njihen si të apasionuar pas peshkimit dhe kishin shkuar në Durrës për të provuar një mjet lundrues 8.2 metra të gjatë me dy motorë mërkuri me dokumentacion të rregullt. Ende nuk dihen rrethanat e zhdukjes së tyre, por personi i fundit që ka folur me ta është një mik i Jahos.

Ai mësohet t?i ketë kërkuar ndihmë duke i kërkuar një karrel, pasi skafi që me të cilin ai po lundronte po merrte ujë. Të afërmit kanë denoncuar zhdukjen e tyre fillimisht në Policinë e Vlorës më pas në Policinë e Durrësit e cila po kryen edhe hetimet për zhdukjen e tyre.

Të dy personat kishin dalë nga shtëpitë e tyre të mërkurën me 3 korrik, për të shkuar në Durrës, për të provuar mjetin që kishin pasur në një pikë riparimi. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupave të dy personave, ndërsa deri më tani, nuk ka asnjë shenjë të tyre.

Edhe Policia e Vlorës konfirmon se familjarët e dy të zhdukurve thonë që ata u larguan nga banesa më datë 3 korrik dhe nuk janë kthyer.

?Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durrës dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë)?, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës. TV KLAN