Biznesmenit të kromit Sokol Nasufi, që momentalisht ndodhet në ?arrest shtëpie? për rimbursim ?TVSH?-je nëpërmjet faturave fiktive, i janë sekuestruar 10 pasuri me një vlerë kapitale prej 2 milionë e 375 mijë euro.<br /><br />Kërkesa për sekuestrimin e këtyre pasurive është bërë nga prokurorja Antoneta Sevdarasi, e cila në muajin Maj i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive që ndodhet në emër të biznesmenit, Sokol Nasufi, gruas së tij, dy fëmijë dhe kompanisë ?Euro Trade Mineral Group?.<br /><br />Sipas prokurorisë së kryeqytetit, Sokol Nasufi, si dhe shoqëritë ?Eurospeed Trans Chrom? dhe ?Euro Trade Minerals?, akuzohen për ?Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler?n e shtuar?, ?Falsifikimit të formularëvë? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprës penale?.