Kuvendi i Shqipërisë harxhon 412 milionë lekë të vjetër vetëm për biletat e avionëve për deputetët. Në një raport financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar REPORT TV, nxjerr në pah një tjetër detaj interesant.

Kuvendi, jo vetëm që do të harxhojë 412 milionë lekë për bileta, por këto para do t?i marrin vetëm tre agjenci udhëtimi, të paracaktuara, me marrëveshje.

Biletat, Raporti: Marrëveshja deri në 2019, s?tregohen agjencitë
Edhe pse raporti nuk tregon se kush janë këto tre agjenci dhe si janë përzgjedhur, ajo që thuhet, është se kjo marrëveshje e nënshkruar, nuk është vetëm për vitin 2017, por tre vjeçare, deri në vitin 2019.