Fluksi i pushuesve në zonat turistike të Lezhës është shoqëruar edhe me shtim të prezencës së policisë për të rritur sigurinë.

Patrullat e uniformave blu përshkojnë të gjithë zonën, madje edhe shëtitoren kryesore.

Efektivë me biçikleta janë vendosur në pjesën ku lëvizin pushuesit.

Edhe këtë verë nuk mungon mbështetja e patrullave të policisë nga Kosova.

Shefi i qarkullimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Adriatik Huti, thotë se ky përqëndrim i policisë nuk ka qëllim ndëshkimin, por ndërgjegjësimin në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale.