Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 5 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.
Qarku Shkodër
Në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Pukë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe disa pisha.
Qarku Elbasan
Në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Per ndihme shkuan 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha shkurre dhe 7 dynym pisha.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv